LPFM – 45 minutat e para, Shkëndija e sigurtë ndaj FC Shkupit, avansojnë edhe Vardari dhe Makedonija Gj.P

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 13-të, në të cilat Shkëndija ka avantazhin më të sigurtë. 2:0 është rezultati i pjesës së parë në ndeshjen në Tetovë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit, ndaj së cilës skuadër për ‘kuqezinjtë’ shënuan dy sulmuesit Samir Fazli (15’)  dhe Izair Emini (40’).

Vardari falë golit të shënuar nga Darko Micevski në minutën e 30-të po avanson ndaj Bellasicës, teksa falë golit të Tanturovskit në minutën e 15-të Makedonija Gj.P po avanson ndaj Renovës.

Në dy ndeshjet tjera Akademia Pandev – Rabotniçki dhe Pobeda – Sileksi rrjetat po pushojnë.

LPFM, Java XIII
A. Pandev 0 – 0 Rabotniçki
Makedonija Gj.P 1 – 0 Renova
Pobeda 0 – 0 Sileksi
Shkëndija 2 – 0 Shkupi
Vardari 1 – 0 Bellasica

Leave a Reply