A do të luajë Messi kundër Interit? Ja çfarë thotë Valverde

Pavarësisht se e ka grumbulluar me skuadrën, Lionel Messi nuk është i gatshëm për të luajtur ndaj Interit.

Këtë e ka pohuar vetë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili ka pohuar se nuk e ka përcaktuar ende formacionin që do hedh në fushë nesër, teksa shtoi se Messi pritet të mbetet jashtë.

‘Unë i kam  të gjithë në dispozicion. Ai mund të jetë i disponueshëm, por ne duhet të presim. Do të shohim se çfarë do të ndodh deri në çastet e fundit. Nuk mund të parashikoj asgjë’, – tha Valverde.

Siç është bërë e zakonshme, Valverde paralajmëroi skuadrën e tij për cilësinë që zotërojnë ‘zikaltërit’.

‘Ne presim një rival të ngjashëm me atë të ‘Kamp Nou’. Ndoshta më shumë agresiv, sepse ata luajnë në shtëpi. Ata janë një skuadër shumë intensive që dëshiron të dominojë dhe është në një moment të mirë të formës. Do të jetë e vështirë sepse janë një ekip i guximshëm. Ne duhet të kontrollojmë lojën dhe duke qenë në këtë situatë, në një grup kaq të vështirë është mirë që ne të fitojmë”, – u shpreh Valverde.

Një lajm pozitiv për Interin e Luçiano Spaletit që tenton të shfrytëzojë mungesën e yllit argjentinas për të arritur te 3 pikëshi dhe për të bërë më interesante garën për atë pozitë të parë në kuadër të grupit B.

Leave a Reply