Atl. Madridi iu hakmorrë Dortmundit (VIDEO)

Atletiko Madridi  mundi Borusinë e Dortmundit me rezultatin 2:0, duke u barazuar në këtë mënyrë me skuadrën gjermane në krye të renditjes tabelare të grupit ‘A’, njofton ‘infOSport.mk’. Saul Niges dhe Antuan Grizman ishin të saktë për skuadrën e Diego Simeones, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Në këtë mënyrë ‘jorganxhinjët’ iu hakmorrën në një farë mënyre skuadrës së Dortmundit për atë disfatë 0:4 në ndeshjen e para dy javëve në ‘Sinjal Iduna Park’.

Borusia e Dortmundit dhe Atletiko Madridi tashmë numërojnë nga 9 pikë në dy pozitat e para, ndërsa i treti është Klub Bryzh, që ende shpreson për një vend në ndeshjet e 1/8 së finales. I ngulitur në pozitën e fundit është Monako i Tieri Henry.

Leave a Reply