Barcelona dhe Junajtedi në garë për ‘Ronaldon e ri’

Talenti i Benfikas, Ronaldo Kamara ka ndezur një garë të ashpër mes dy skuadrave gjigande të Europës, Barcelonës dhe Mançester Junajtedit.

Siç raportojnë mediet ndërkombëtare, “Djajtë e Kuq” dhe ‘Katalunasit’ kanë rritur interesimin për supertalentin e skuadrës kampione të Portugalisë, e cila me siguri se dëshiron të nxjerrë më të mirën nga shitja e këtij super talenti 15-vjeçar.

Skautët e dy skuadrave gjigante evropiane, janë duke e monitoruar vazhdimisht 15 vjeçarin e Benfikas, për të cilin thuhet se do të ketë një të ardhme të ndritshme.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej këtyre dy skuadrave do arrijë të bëjë për vete Ronaldo Kamaran, apo ndoshta i njëjti do të përfundojë te ndonjë skuadër e tretë, duke pasur parasysh se këtë talentë po e ndjekin shumë agjentë të huaj.

Leave a Reply