Golden Stejt nuk ndalet, vjen edhe fitorja e 8-të me rradhë

Kampionët e Golden State vijojnë marshimin e tyre në Konferencën e Perëndimit, duke arritur edhe fitoren e 8-të rradhazi. Viktimë e rradhës e ‘uarriorsave’ ishte ekipi i Memfis, ndaj të cilit triumfuan me rezultatin 117:101.

Një ndeshje me rivalitet vetëm në pjesën e parë, pasi më tej gjithçka foli për vendasit, që u shkëputën deri në 25 pikë e korrën një fitore të merituar.

Tompson me 27 pikë dhe Durant me 22 ishin dy shënuesit më të mirë për Golden State, ndërkohë që vlen të ceket se lojtarët e stolit shënuan plotë 38 pikë për ‘uarriorsat’.

Fiton edhe skuadra e Denver, ndjekësja më e afërt e Golden Stejt në Perëndim, që mundi Bostonin me rezultatin 115:107. Te ‘nagetsat’ i shkëlqyeshëm në këtë përballje ishte kandezi Marej me 48 pikë, ndërkohë te ‘selltiksat’ u dallua Irving me 31 pikë.

Fitorja e pestë radhazi edhe për Oklahomën, që ka dalë nga kriza, duke mundur 122:116 Nju Orlinsin, sfidë në përgjithësi e komanduar nga basketbollistët vendas.

Xhorxh realizoi 23 pikë për Oklahomën, ndërkohë që një ndihmë të madhe dhanë edhe lojtarët e stolit, që realizuan 46 pikë.

Skuadra e LA Klipers, falë dyshes Harris – Gallinari që realizuan nga 22 pikë mundi Minesotan me reuzltatin 120-109 Minnesota, duke ngjitur shkallët e renditjes, ndërsa Majami arriti një fitore surprizë në parketin e Detroit, me shifrat 120:115, edhe atë vetëm pas vazhdimit prej 5 minutash, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 105:105.  Riçardson me 27 pikë ishte më i spikatur te Majami, ku nuk mungoi edhe ndihma e Dragiç, që realizoi 21 pikë, teksa për Detroit Xhekson dhe Drumond shënuan nga 25 pikë.

NBA – Rezultatet e ndeshjeve
Detroit 115-120 Miami
Indiana 94-98 Houston
Orlando 102-100 Cleveland
New York 115-116 Chicago
Oklahoma 122-116 New Orleans
Denver 115-107 Boston
Utah Jazz 111-124 Toronto
Golden State 117-101 Memphis
Clippers 120-109 Minnesota

Në Lindje vijon të komandojë skuadra e Torontos, që mundi si mysafir me rezultatin 124:111 Juta Xhaz, duke arritur në këtë mënyrë fitoren e 10-të sezonale.

Miqtë e dominuan lojën në pjesën e dytë, ku dhe u shkëputën, falë një loje të mirë kolektive (5 lojtarë realizuan mbi 16 pikë).

Fitore të vështirë korri skuadra e Hjuston, që mundi Indianan me rezultatin 98:94. Harden me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për teksanët, të cilët zhvilluan një periudhë të katërt të shkëlqyeshme, kur disavantazhin prej 6 pikëve, në fund e shndërruar në një fitore me epërsi prej 4 pikëve.

Ndeshja e dytë që u vendos pas kohës shtesë, ishte ajo midis Çikago Bulls dhe Nju Jork, në të cilën skuadra mysafire në fund shënoi fitore të ngushtë me shifrat 116:115.

LaVine me 41 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, duke i siguruar vetëm fitoren e 3-të këtë edicion skuadrës së tij, që renditet vetëm në pozitën e 13-të në Konferencën e Lindjes.

Leave a Reply