Lajm jo i mirë për FC Shkupin, Ilijoski nuk luan deri në fund të sezonit vjeshtor!

Përveç rezultateve negative në kampionat, që e shohin skuadrën e FC Shkupit në pozitën e parafundit në renditje, skuadra nga Çair ka marrë edhe një goditje tjetër të rëndë.

Nga tabori i ‘bardhekaltërve’ gjatë ditës së sotme njoftuan se jashtë ekipit deri në fund të sezonit vjeshtor do të mbetet sulmuesi i tyre kryesor, Bazhe Ilijoski.

Ai tashmë disa javë nuk ishte pjesë e ekipit për shkak lëndimeve, ndërsa nga e premtja që lamë pas Ilijoski ka marrë edhe një goditje tjetër, duke lënduar sërish gjurin.

Edhe pse nga stafi mjekësor i FC Shkupit thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim aq serioz, megjithatë sipas parashikimeve të tyre Ilijoski do të duhet të pauzojë së paku 20 ditë, që më pas të fillojë me stërvitje të lehtë.

E gjithë kjo mundë të thotë, që Ilijoski mundë të mos luajë fare këtë gjysmë sezon për FC Shkupin, që me siguri se do të jetë një mungesë e madhe për ekipin që po vuan shfrytëzimin e rasteve para golit kundërshtarë.

Leave a Reply