Pas disa ditëve në komë, vdes boksieri legjendar Daghio, pësoi një nokaut brutal (VIDEO)

Boksieri 49-vjeçar, Kristian Daghio ka vdekur pas një nokauti të pësuar në luftën e zhvilluar në Rangsit.

Boksieri italian ka qenë shumë i popullarizuar në Tajlanë, ku ishte vendosur që para 10 viteve dhe ku më parë kishte pasur karrierë edhe në mau-tai (boks tajlandez) me gati 200 ndeshje.

Daghio ka boksuar kundër Don Pareuangut për vendin e mbetur zbrazët në titullin e argjendtë aziatik të WBC-së në kategorinë gjysmë të rëndë.

Në luftën brutale tajlandezi 36-vjeçar e ka nokautuar Daghion në raundin e 12-të. Mjektë kanë ardhur menjëherë pranë boksiderit italian, i cili pa vetëdije është dërguar në spital.

Pas disa ditëve të kaluara në komë, ai vdiq pas lëndimeve të rënda që kishte marrë në tru.

Vëllai i tij për mediat lokale ka deklaruar se Kristiani kishte vdekur mu ashtu siç ka pasur dëshirë.

“Ka vdekur mu ashtu siç ka pasur dëshirë të vdesë. Nuk më vjen keq për këtë, sepse i tillë ka qenë ai. Ka thënë se dëshiron të boksojë deri në moshën 80-vjeçare, ringu ka qenë jeta e tij dhe ka vdekur si kampion”, – ka thënë i vëllai.

Kristian Daghio përveç në boksin tajlandez, ai kishte sprovuar veten edhe si luftëtar në MMA.

Leave a Reply