Stankovski publikon listën, me 3 shqiptarë në turneun kualifikues në Çeki

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Goran Stankovski ka pubikuar listën e futbollistëve për turneun kualifikues për hyrje në Fazën Elite të UEFA-së, që nga data 14 deri më 20 nëntor do të zhvillohet në Kromeric të Çekisë.

Në mesin e futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë edhe tre futbollistët shqiptarë, edhe atë mesfushori Besnik Ferati i Partizanit të Tiranës, si dhe dy sulmuesit e skuadrave shkupjane, Suhel Muharemi i FC Shkupit dhe Jakup Berisha i Vardarit.

Maqedonia është në grup të njëjtë me Çekinë, Luksemburgun dhe Kroacinë, ndaj së cilës kombëtare me 14 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e parë.

Vetëm tre ditë më pas, të përzgjedhurit e trajnerit Stankovski do të luajnë ndaj vendasve të Çekisë, ndërsa me 20 nëntor do të kenë për kundërshtarë përfaqësuesen e Luksemburgut.

Një vend në Fazën Elite të kualifikimeve për Kampionat Evropian sigurojnë dy përfaqësueset më të mira të secilit grup.

Seleksionuesi i Maqedonisë U19, Goran Stankovski për turneun në Kromeric të Çekisë ka ftuar këta futbollistë:

PORTIERË: Bojan Timevski (Sasa Kamenicë), Stefan Jakimovski (Nju Stars), Metodija Velkovski (Vardar);
MBROJTËS: Zoran Ivanovski (Akademia Pandev), Hristijan Dimov (Inter Zapreshiq-Kroaci), Filip Antovski (Vardar), Xhejmi Perçevski (Fortuna Dyseldorf-Gjermani), Stefan Simonovski (Genç Kalemler), Stefan Naumçevski (Vardar);
MESFUSHORË: Besnik FERATI (Partizan-Tiranë), Anes Osmanoski (Unterahing-Gjermani), Tomçe Grozdonovski (Trençin-Sllovaki), Ali Adem (Vardar), Enis Fazllagiç (Zhilina-Sllovaki), Aleks Talevski (Vardar);
SULMUES: Jakup BERISHA (Vardar), Mario Naumoski (Pobeda), Suhel MUAREMI (Shkupi), Marko Gjorgievski (Borec), Bojan Kolevski (Borec), Darko Çurlinov (Keln-Gjermani).

Leave a Reply