Boreci dhe Kozhuvi të sigurtë, shtojnë edhe nga 3 pikë të reja

Në kuadër të Ligës së Dytë – Lindje, sot në program ishin dy takime. Në të dyjat u arritën rezultate të pritura, me Borecin që me rezultatin 2:0 mundi Partizan Obrshani, teksa Kozhuvi doli të jetë më bindës përballë skuadrës së Sasa nga Kamenica, duke mundur këta të fundit me rezultatin 4:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Dy golat e parë Kozhuvi i shënoi brenda dy minutave, edhe atë në 5 minutëshin e fundit të pjesës së parë. Niki Zumrovski në minutën e 40-të realizoi për 1:0, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Marjan Ristovski shënoi edhe golin e dytë, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Po i njëjti futbollistë në minutën e 69-të ngriti epërsinë e vendasve në 3:0, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Kozhuvi 4, Sasa 0, e vendosi Slave Tanov me golin e realizuar në minutën e 81-të. Te Kozhuvi në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit edhe sulmuesi shqiptarë, Emir Skenderi, i cili u zëvendësua në minutën e 71-të nga ana e Nikolla Çamxhiq.

Ndërkohë më i merituari për fitoren e 10-të nga gjithsej 11-të ndeshje sezonale të Borecit në takimin e sotëm ndaj Partizan Obrshanit, ishte Simeon Hristov (6’, 84’), autorë i të dy golave. Pjesë e kësaj fitore te skuadra nga Velesi ishte edhe dyshja shqiptare, Burhan Mustafa dhe Leonard Kallaba, që zhvilluan edhe një ndeshje tjetër të madhe.

Rikujtojmë Boreci me po të njëjtin rezultat (2:0) kishte mundur këtë kundërshtarë edhe në ndeshjen e parë në transfertë, transmeton ‘infOSport.mk’.

Boreci me 31 pikë kryeson renditjen para Tikveshit, që ka 24 pikë, ndërkohë Kozhuvi falë fitores së sotme, tashmë renditet në pozitën e tretë me 22 pikë, po aq sa kanë edhe Bregallnica dhe Kit Go në pozitat 4 dhe 5, mirëpo që të dyja skuadrat kanë nga një ndeshje më pak.

Leave a Reply