Pato rikthehet te Milani?

Braziliani Aleksandre Pato dëshiron të kthehet te skuadra e Milanit. Siç raporton “SportMediaset”, sulmuesi brazilian i është ofruar disa herë drejtorit sportiv të ‘Rossonerëve’, Leonardo, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira.

29 vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e klubit kinez, Tianjin Quanjian, dëshiron që sërish të vesh fanellën e Milanit, pjesë e së cilës ishte nga gushti i vitit 2007, deri në fillimin e janarit të vitit 2013-të.

Pato në Kinë ka rigjetur formën e tij më të mirë, duke shënuar 31 gola në 47 ndeshjeve të zhvilluara në aventurën e tij të parë në futbollin kinez me skuadrën e Tianjin Quanjian.

Mësohet se tashmë Pato është duke zhvilluar negociata personale me Leonardon rreth mundësisë së rikthimit të tij te Milani, me të cilën skuadër në 150 ndeshje, kishte realizuar 63 gola.

Leave a Reply