Boksieri rumun fiton turneun e 48-të “Gongu i Artë”

Boksieri nga Rumania Nikolla Dimitru është fitues i edicionit të 48-të të turneut “Gongu i Artë” i cili u zhvillua të premten dhe të shtunën në Shkup. Dimitru në finale ishte më i mirë se boksieri nga Maqedonia Oktaj Feratov, duke dalë kështu fitues i turneut ndërkombëtar që këtë vit u organizua për herë të 48-të me radhë.

Federata e Boksit të Maqedonisë ndau çmime dhe vlerësoi më të mirët e turneut. Boksieri më i mirë i vendit në këtë edicion u shpall Jasin Lama, ndërsa çmimi për teknikun më të mirë shkoi për Bojas Asenov nga Bullgaria.

Çmimin e boksierit më të mirë të huaj e fitoi serbi Damjan Grbusha, Petrit Behrami nga Kosova mori epitetin e boksierit më luftarak, ndërsa Latif Demolli nga Kosova u zgjedh arbitri më i mirë.

Leave a Reply