Juve fiton derbin me Milanin, shënon edhe Ronaldo, Higuanin humb penallti dhe merr të kuq!

Juventusi fiton derbin e kësaj fundjave në Seria A, duke mundur Milanin në shtëpi me rezultat 2:0. Sfida nisi mjaft mirë për Juventusin, që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 8’, me anë të Mario Mandzukic, i cili përfitoi nga një vendosje e gabuar e Rodriguez dhe dërgoi topin në rrjetë, pas një gjuajtjeje me kokë. Milani tentoi për të barazuar shifra, madje kishte edhe rastet, kur në minutën e 40-të ishte shumë afër pranë golit, por Higuain nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Golin e dytë “bardhezinjtë” e shënuan në minutën e 81-të, me Ronaldon që gjendet në vendin e duhur, për të dërguar topin në rrjetë. Milani e mbylli lojën me 10-të lojtarë në fushë, pasi Higuain u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Juventusi regjistron suksesin e 11-të në 12 ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri të Serisë A, duke kryesuar bindshëm tabelën me 6 pikë më tepër se Napoli që ndodhet në vendin e dytë.

Leave a Reply