Idrizi, kampion i Maqedonisë, siguron pjesëmarrjen në kampionatin Ballkanik

Të dielën, në Shkup u mbajt kampionati shtetëror në karate për kadet, junior dhe U21. Në kuadër të K.K. “Makpetroll” mori pjesë edhe Abdurahim Idrizi, i cili garoi në disiplinën Kumite, në kategorinë Junior -55 kg në individuale dhe Kumite ekipore kadet-junior. Abdurahim Idrizi në kumite individule ishte në elemenet, duke i fituar të gjitha mecet dhe u plasua në vendin e parë. Në finale mposhti Nejazi Hamidin nga KK “Rinia” nga komuna e Likovës.

Me këtë fitore, ai e siguroi vizën për në kampionatin ballkanik, i cili do të mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, nga 30 nëntor-2 dhjetor të këtij viti.

Në ekipore, edhe pse Idrizi i mundi mecet, klubi i tij u desh të pajtohet me vendin e dytë.

Leave a Reply