Shqipëria turpërohet nga Skocia midis Shkodrës (VIDEO)

Shqipëria është turpëruar në “Loro Boriçi” në përballjen ndaj Skocisë, skuadër kjo që shënoi fitore 0:4, duke arritur një ndër fitoret më të mëdha në transfertë dhe të parën në këtë cikël. Në anën tjetër Shqipëria pësoi një ndër disfatat më të rënda si vendas, e para me 4 gola dallim, pas asaj në vitin 1993 nga Spanja (1:5).

Me këtë disfatë, ‘kuqezinjtë’ e drejtuar nga Kristian Panuçi i kanë dhënë fund ëndrrës për të kaluar në Ligën B të Kombeve, ndërsa tashmë rrezikojnë seriozisht tashmë rënien në një Ligë më poshtë.

Kombëtares së Shqipërisë i duhej një fitore me të njëjtin rezultat (4:0), për të synuar që të kalonte në Ligën B dhe të priste një biletë për “Play Off”, por gjithçka ka shkuar keq ‘kuqezinjtë’, të cilët golin e parë e pësuan në minutën e 14-të, kur Fraser shënoi për 0:1. Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë në minutën e 22-të, kur Mavraj duheshe të lëshojë fushën pas kartonit të kuq, ndërsa këtë epërsi numerike skocezët e shfrytëzuan që në pjesën e parë, kur me anë të Fletçer në minutat shtesë nga pika e bardhë shënuan edhe golin e dytë.

Edhe pjesa e dytë ishte katastrofale për ekipin shqiptarë, të cilët kapituluan edhe në dy raste tjera, kur sërish në skenë doli Forest, që me dy gola (55’, 67’) rrumbullaksoi ‘hat-trikun’ e tij.

Me këtë fitore Skocia barazohet me pikë me Izraelin, ndaj së cilës skuadër do të kërkojë fitoren në ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grupin 1 të Ligës C.

Leave a Reply