Maqedonia falë euro golit të Enis Bardhit avanson ndaj Gjibraltarit (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë ndaj Gjibraltarit, ndeshje kjo e vlefshme për grupin 4 në Ligën D të Kombeve, njofton ‘infOSport.mk’.

Të besuarit e trajnerit Igor Angellovski ishin kundërshtarë më i mirë në këtë pjesë, ndërsa bomba e Enis Bardhit në minutën e 27-të, bëri që Maqedonia të festojë dhe në pushim të shkojë me një epërsi shumë të madhe, kjo për më tepër se tashmë presioni te ‘verdhekuqtë’ do të jetë shumë më i vogël.

Euro goli i Enis BARDHIT ndaj Gjibraltarit!!!

Euro goli i Enis BARDHIT ndaj Gjibraltarit!!!MAQEDONIA – GJIBRALTARI 1:0(E. Bardhi 27')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 19 ноември 2018 г.

Rikujtojmë Bardhi shënoi edhe në ndeshjen e para tre ditëve në transfertën ndaj Lihtenshtejnit, skuadër kjo që pjesën e parë ndaj Armenisë, rivalit të Maqedonisë për pozitën e parë në grupin 4, e mbylli me rezultatin e barabartë 1:1.

Foto: gol.mk

Leave a Reply