Shqipëria U21 fiton me përmbysje Maltën, shënon Shefiti i Shkëndijës (VIDEO)

Shpresat e Shqipërisë kanë shënuar një fitore spektakolare sonte në miqësoren ndaj Maltës, ndeshje kjo e dytë brenda pak ditëve që u zhvillua në tokën shqiptare ndaj po të njëjtit kundërshtarë, njofton ‘infOSport.mk’.

Shqipëria në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat shënoi fitore 3:2, ndërsa goli i parë erdhi me autorë Shefit Shefitin e Shkëndijës.

Ky i fundit realizoi në minutën e 11-të, pas një skeme fantastike nga një goditje dënimi. Muçolli nisi lojën, pasoi tek Omar Imeri, i cili me një parabolë kaloi mbrojtjen kundërshtare, duke gjetur Shefitin para portës së Maltës, ndërsa sulmuesi ‘kuqezi’ nuk fali dhe në ato momente kaloi në epërsi Shqipërinë.

DYSHJA E SHKËNDIJËS SUPERIORE, IMERI ASISTON SHEFITI SHËNON PËR SHQIPËRINË U21

DYSHJA E SHKËNDIJËS SUPERIORE, IMERI ASISTON SHEFITI SHËNON PËR SHQIPËRINË U21

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 19 ноември 2018 г.

Megjithatë deri në mbyllje të pjesës së parë maltezët arritën të barazojnë shifrat falë golit të shënuar nga Brinkat në minutën e 37-të.

I njëjti futbollistë në minutën e 66-të shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje, duke bërë që Malta të avansojë për herë të parë në këtë ndeshje me rezultatin 1:2.

Megjithatë të besuarit e Alban Bushit nuk u dorëzuan, përkundrazi luajtën mjaft mirë, ndërsa përmes heroit Rubin Hebaj arritën që të përmbysin rezultatin.

Hebaj, që aktualisht luan me Partizanin e Tiranës, fillimisht në minutën e 75-të nga pika e bardhë barazoi shifrat, ndërkohë 3 minuta para fundit shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shqipërinë U21, që brenda pak ditëve realizoi edhe fitoren e dytë ndaj Maltës, pas asaj të realizuar në ‘Selman Stërmasi” me rezultatin 2:0, transmeton ‘infOSport.mk’

Përveç dyshes së Shkëndijës, Imeri dhe Shefiti, që ishin protagonistë të golit të parë, për Shqipërinë u paraqit edhe shkupjani, Lavdrim Fazliu, ndryshe futbollistë i Rabotniçkit, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të, kur zëvendësoi Tafën.

Leave a Reply