Arbitri shiptarë Lika, sonte asistent të sfidën Shqipëri-Uells

Performansat pozitive në futbollin e Maqedonisë kanë bërë që arbitri shqiptarë Kushtrim Lika gjithnjë e më shpesh të delegohet edhe në ndeshje ndërkombëtare. Kështu Lika do të jetë me detyrë në sfidën e sontme miqësore Shqipëri-Uells, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Shqiptari do të jetë pjesë e treshes së arbtirave nga Maqedonia të deleguar për këtë ndeshje, me Dejan Jakimovskin si kryesorë dhe Lika e Karakolev si arbitra anësorë.

Kujtojmë se kërçovari Kushtrim Lika kohë më parë referoi në një turne ndërkombëtarë për mosha të reja në Slloveni, ndërsa në vendin tonë bëri shumë bujë pas super derbit Vardari-Shkëndija kur guximshëm vendosi të pranonte një gol që u kontestua nga shkupjanët, por që më vonë u vërtetua si vendim i drejtë i arbitrit./InfOSport.mk

 

Leave a Reply