Bardhi: Kjo gjeneratë ka cilësi, me Pandevin jemi edhe më të fortë

Maqedonia mbrëmë fitoi Gjibraltarin me rezultat të thellë 4:0, duke mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Kombeve në vendin e parë. Në mesin e katër golave të shënuar, ai i parë që u realizua nga Enis Bardhi ishte fantastik që rrallë herë mund të shohim asi lloj finalizimi në terrenet tona. Bardhi pas ndeshjes komentoi lojën si dhe foli për ndeshjet e “plej of”-it të këtij kompeticioni.

“Ishte ndeshje e mirë për të gjithë ne. Ishte vështirë, pasi luanim ndaj një kundërshtari që vazhdimisht mbrohej, edhe me 10 lojtarë. Mendoje se rezultatin e zhbllokuam në kohën e duhur. Falënderoj Zotin që fituam tre pikë. Tani kemi shanse të mëdha. Kjo gjeneratë ka cilësi, e kemi edhe Pandevin, me të cilin jemi edhe më të fortë. Tani na presin dy ndeshje, por së pari të shohim se me kë do të takohemi, por mendoj se nëse ne luajmë mirë nuk do të kemi problem. Ne nuk zgjedhim kundërshtarin. Dhe, nëse unë shënoj gol, apo Trajkovski ose Nestor, kjo nuk është shumë me rëndësi”, deklaroi me modesti Bardhi.

 

Leave a Reply