Fitorja Kosovës i siguron një përballje me Maqedoninë, barazimi me Gjeorgjinë

Përfaqësuesja e Kosovës sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të zhvillojë një nga ndeshjet e saj më të rëndësishme, që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, njofton ‘infOSport.mk’.

Ata përballë Azerbejxhanit do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës në grupe në kuadër të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligës së Kombeve, ku kanë gjasa reale që të kualifikohen për në ndeshjet e ‘play-off-it’.

Aktualisht Kosova ka 11 pikë në grupin 3 të Ligës ‘D’, dy më shumë se Azerbejxhani i vendit të dytë. Kjo nënkupton se Kosovës në këtë ndeshje do i mjaftonte edhe barazimi për tu kualifikuar më tej, ndërsa me fitore ata vetëm se do e konfirmonin vendin e parë dhe formën e mirë nëpër të cilën po kalojnë.

Mirëpo parashtrohet pyetja se kush do të jetë kundërshtari i rradhës i Kosovës në ndeshjen gjysmëfinale. Në rast fitoreje, Kosova do të përballej me Maqedoninë në Shkup, ndërkohë një barazim, do ju siguronte atyre një transfertë ndaj Gjeorgjisë.

Pikërisht këta të fundit kanë tubuar më shumë pikë nga skuadrat fituese të grupeve në Ligën ‘D’. Gjeorgjia në grupin 1 ka tubuar 16 pikë, Maqedonia në grupin 4 ka fituar 15 pikë, ndërkohë në grupin 2, Bjellorusia ka tubuar 14 pikë.

Kësisoj Gjeorgjia do ta pret kundërshtarin që ka më së paku pikë në Ligën D, që në këtë rast mund të jetë Kosova në rast që barazon sonte në mbrëmje kundër Azerbajxhanit, në të kundërtën do të kishim një përballje mes dy përfaqësueseve nga Ballkani, Maqedoni-Kosovë.

Leave a Reply