Gjigantët turq kërkojnë super yllin e Kosovës, Arbër Zeneli

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli po kalon një periudhë të artë te Heerenveni në Eredivisie, por njëkohësisht edhe me përfaqësuesen kosovare, ndaj dhe nuk ka munguar interesimi i klubeve të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe gjigantët turq të Fenerbahçes.

“Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për afatin kalimtar të janarit. Zeneli ka dëshmuar veten në Holandë. Fenerbahçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaksi dhe PSV-ja”, shkruan “fanatik.com.tr”.

Futbollisti 23-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit holandez ka shënuar dy gola në 12 paraqitje dhe ka dhënë 7 asiste.

Sipas transfermarkt.de vlera e kartonit të Zenelit është 5 milionë euro.

Leave a Reply