Real Madridi gati 101 milionë euro për dy yje të Premierligës

Sezoni aktual jo i mirë ka bërë që Real Madridi që tani të mendojë për përforcimet e verës. Nëpër media të ndryshme  po përmenden emra të shumtë, që mund të vijnë te Reali, ndërsa dy emrat e rradhës që mund të bëhen ‘mbretër’, janë dy futbollistët nga Premierliga angleze, Markus Rashford dhe Kristian Eriksen.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Reali po përgatitë një buxhet prej 101 milionë eurosh për t’i marrë të dy futbollistët.

Për sulmuesin e talentuar të Mançester Jaunjateidt, Rashford, drejtuesit ‘madrilen’ janë gati të harxhojnë plotë  56,1 milionë euro, ndërsa për mesfushorin e Totenhamit, danezin Eriksen, 44,9 milionë.

Gazeta britanike thekson se Rashford shihet si Cristiano i ardhshëm dhe një shtyllë e rëndësishme për sulmin e “Los Blancos”. Sulmuesi United tregoi potencialin e tij në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve të Anglisë me Kroacinë. Madrilenët kanë parë ndeshjet e fundit të “Djajve të kuq”, kështu në Angli u hamendësua se ishte për shkak të Pogbas dhe Lukakut, por “The Sun” tregon se nën radarin e Realit është pikërisht, Markus Rashford.

Ndërsa te Eriksen ata shohin futbollistin ideal për të zëvendësuar kroatin Luka Modriç në mesfushë.

26 vjeçari danez ka 18 muaj që luan me Totenhamin dhe duke u bazuar në pagat e mesfushorëve, danezi nuk është i lumtur teksa Dele Allit i është rritur paga në 168,000 euro në javë ndërsa përmirësimi i tij është i ngadaltë.

Leave a Reply