Bellasica ndërprenë serinë pa humbje të Renovës

Skuadra e Bellasicës ka ndërprerë serinë prej 4 ndeshjeve pa humbje të Renovës, duke triumfuar në stadiumin “Mladost” të Strumicës me rezultat 3:1. Rezultati u zhvllokua në minutën e 9-të me Ivanovskin që realizoi për epërsi të Bellasicës, ndërsa në të 45-tën Mishkovski përfitoi nga një tollovi në zonën e rrezikut, duke barazuar shifrat për momentin në 1:1.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në të 78-tën, autori i golit për Renovën u përjashtua nga loja me karton të kuq, duke lënë skuadrën tetovare me 10 lojtarë në fushë. Ndërkohë që këtë situatë e shfrytëzoi mjaftë mirë Bellasica, duke gjetur rrjetën menjëherë pas 2 minutave me Baldovaliev dhe Georgiev në minutat shtesë fiksoi rezultatin përfundimtar në Bellasica-Renova 3:1.

Bellasica përkrah fitores shfrytëzon edhe disfatat e Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Sileksit, duke u larguar nga fundi i tabelës, duke u ngjitur kështu në vendin e 8-të me 17 pikë të tubuara./InfOSport.mk

Leave a Reply