Shefit Shefiti pas golit me Shqipërinë U21, shënoi edhe sot me Shkëndijën (VIDEO)

Sulmuesi i talentuar i Shkëndijës së Tetovës, Shefit Shefiti po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij. Futbollisti me origjinë nga Tetova që njëherit mbron edhe ngjyrat e kombëtares shqiptare shënoi sot për Shkëndijën në fitoren 5:0 ndaj Sileksit, duke  vazhduar serinë e golave pas atij me kombëtaren shpresa të Shqipërisë ndaj Maltës të zhvilluar ditë më parë në Shkodër.

Sulmuesi 20-vjeçar shënoi golin e katërt të Shkëndijës, duke hedhur kandidaturën e tij për një vend titullari te ‘kuqezinjtë’ e Qatip Osmanit, sidomos tani pas mungesës së sulmuesit kryesor, Besart Ibraimi.

Shefiti realizoi një gol shumë të bukur, pasi ndëshkoi portierin kundërshtar me një goditje nga jashtë zonës.

Shefit Shefiti pas golit me Shqipërinë U21, shënon edhe me Shkëndijën

Shefit Shefiti pas golit me Shqipërinë U21, shënon edhe me ShkëndijënSHKËNDIJA – SILEKSI 4:0(Sh. Shefiti 69')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 22 ноември 2018 г.

Leave a Reply