Trukoi ndeshje, italiani pezullohet nga tenisi

Ndëshkohet rëndë tenisti italian, Andra Bracciali, i akuzuar bashkë me Potito Starace për trukim ndeshjesh. Bracciali, numri 100 në botë në lojën dyshe është pezulluar përjetë si dhe duhet të paguajë një gjobë të majme rreth 220 mijë euro. “Dorë e hekur” edhe nga Staraces, që pezullohet për 10 vjet si dhe gjobitet 100 mijë dollarë.

Gjithçka nisi nga një investigim i hapur nga Tennis Integrity Unit, i themeluar nga Grand Slam Board, Dederata Ndërkombëtare e Tenisit, ATP dhe  ËTA.

Hetimet vërtetuan se Bracciali ka trukuar disa ndeshje të luajtura në vitin 2011 në 500 World Tour të Barcelonës. Sipas vendimin, përveçse i përjashtuar përjetë, Bracciali tenistit italian i ndalohet të jetë edhe si spektator në eventet ATP.

Leave a Reply