Ylli i Kosovës merr një lajm të madh nga FIFA

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka marrë një lajm të madh pas fitores historike të Kosovës ndaj Azerbejxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Futbollisti i Verder Bremenit është befasuar nga FIFA 19, duke marrë vlerësimin 81. Për këtë çmim futbollistin nga Vushtrria e Kosovës, e ka uruar edhe klubi i tij aktual, Verder Bremeni, duke i dëshiruar fat dhe suksese në karrierë.

Skuadra gjermane e vlerëson shumë futbollistin kosovar, të cilin e transferoi në fillimin e këtij viti nga rradhët e Viteses, pas formës së shkëlqyeshme që po tregonte me fanellën e skuadrës holandeze.

Leave a Reply