Mane vazhdon kontratën me Liverpullin

Sadio Mane dhe Liverpulli janë akorduar për një kontratë të re.

Mane sipas kontratës së re do të mbetet në ‘Enfilld Roud’ të paktën deri në vitin 2023.

Jam shumë shumë i lumtur që do të vazhdojë qëndrimin tim tek Liverpulli’ – ka thënë Mane për sajtin zyrtar të klubit anglez.

Është një ditë e madhe për mua dhe tani po shikoj përpara ta ndihmojë skuadrën të fitojë trofe. Kam thënë gjithmonë se që kur kisha shansin të vija këtu nuk kam menduar dy herë. Është klubi i duhur në momentin e duhur, me trajnerin e duhur. Edha këtu dhe isha i lumtur‘ – ka thënë ai.

Për mendimin tim, kam marrë vendimin më të mirë në karrierë’ – ka përfunduar ai.

Mane ka shkëlqyer sezonin e kaluar me Liverpullin, kur së bashku me Firminon dhe Sallah ishin të papërmbajtshëm, duke arritur madje edhe deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply