Perez i nervozuar me Bejll, pritet ta shesë që në janar!

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati të shesë Garet Bejll, raportojnë mediet spanjolle.

Pas humbjes turpëruese nga Eibar, Perez është afër vendimit që ta shes uellsianin.

‘AS’ shkruan se presidenti i ‘mbretërve’ ishte i zemëruar me performancën e dobët te Bejll në duelin e fundit me Eibarin dhe se shumë shpejtë do të marr vendimin për shitjen e uellsianit, i cili është i lidhur me rikthimin në Premierligë.

Raportohet se krerët e Realit, kishin besuar se Bejll do të zëvendësonte Kristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Juventusit, por uellsiani ka zhgënjyer këtë sezon të garave, dhe madrilenët duket se janë përgatitur për ta shitur ish-yllin e Totenhamit.

Madje, mësohet se Bejll mund të largohet nga Madridi që në muajin janar.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply