Futsal Shkupi pa probleme ndaj Cikos, Juventus Serava barazon me Velesin

Futsal Shkupi ka shënuar fitore 6:2 në transfertën ndaj Cikos në Gjevgjeli, duke vzhduar në këtë mënyrë kryesimin në elitën e futsalit vendor, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra ‘bardhekaltër’ nga Çairi zhvilloi edhe një tjetër ndeshje perfekte, duke mos e vurë në dilemë fitoren në asnjë moment në këtë transfertë të vështirë.