Futsal Shkupi pa probleme ndaj Cikos, Juventus Serava barazon me Velesin

Futsal Shkupi ka shënuar fitore 6:2 në transfertën ndaj Cikos në Gjevgjeli, duke vzhduar në këtë mënyrë kryesimin në elitën e futsalit vendor, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra ‘bardhekaltër’ nga Çairi zhvilloi edhe një tjetër ndeshje perfekte, duke mos e vurë në dilemë fitoren në asnjë moment në këtë transfertë të vështirë. 3 gola në këtë përballje realizoi Rexhep Sulejmani, ndërsa nga një gol shtuan edhe Bejtulla Jakupi, Ivan Sotirovski dhe Ylber Alili.

Falë kësaj fitore, Futsal Shkupi tashmë numëron 33 pikë, 4 më shumë se Velesi i vendit të dytë, që këtë javë barazoi 3:3 në transfertën në Çair ndaj Juventus Seravës.

Skuadra ‘bardhezi’ luajti një super ndeshje, në të cilën Agim Ramadani realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër shtoi edhe Enez Jusufi. Juventus Serava me 17 pikë renditet në pozitën e 6-të. Në ndeshjet tjera të kësaj jave, Zhelezareci mundi Shkëndijën me rezultatin 7:3, ndërkohë Astibo në transfertë mundi Kratovën me rezultatin 5:3.

Leave a Reply