Bufon flet për kalimin e mundshëm të Kavanit te Napolit!

Portieri i Paris Sen Zhermenit Xhanluixhi Bufon, është i sigurt se bashkëlojtari i tij, Edinson Kavani, nuk do të largohet nga skuadra kampione e Francës gjatë afatit kalimtar të janarit, duke ju dhënë kështu fund spekulimeve për transferimin e sulmuesit uruguaian te ish skuadra e tij, Napoli.

Kavani pjesë e Napolit ishte për tre sezone të plota, para se ta transferohej te PSZH-ja gjatë vitit 2013-të.

Edhe pse uruguaiani nuk arriti t’i shënojë 20 gola në asnjë nga tri sezonet e tij të para në Paris, ai ka arritur t’i shënojë 35 dhe 28 gola në dy sezonet e fundit, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Ai ka arritur t’i shënojë 9-të gola nga po aq ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij edicioni në ‘Ligue 1’, ndërsa gjithashtu ka shënuar një gol edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.

Mirëpo përkundër formës së tij të mirë, tashmë kanë filluar spekulimet se PSZH-ja është dukë e kërkuar një zëvendësues për të dhe se ai mund të transferohet te Napoli.

‘Unë shpesh flas për Italinë me të. Ai është shumë afër me Napolin për shkak të dashurisë së njerëzve të atij vendi. Ai nuk është imun ndaj interesimit të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, por mendoj se për momentin, PSZH-ja i jep atij më shumë mundësi për Ligën e Kampionëve”, – ka thënë Bufon.

“Nuk dua të them që Napoli nuk e ka asnjë mundësi, por mendoj se Kavani do të preferojë të tentojë ta bëjë këtë gjë me ne deri në qershor”.

Leave a Reply