Junatedi dhe Arsenali ndahen ne barazim, Çelzi mundet nga Vulverhemptoni

Derbi që u zhvillua në “Old Traford” ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Arsenalit nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2. Të parët që shkuan në avantazh ishin “topçinjtë” që shënuan me Shkodran Mustafin në minutën e 26-tën, ndërsa katër minuta më vonë Junajtedi barazoi me Martialin.

Në pjesën e dytë Lakazet ngriti sërish epërsiënë në minutën e 68-tën, ndërsa vetëm një minutë më vonë të përzgjedhurit e Murinjos prishin festën me Lingard, duke barazuar në 2:2, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Ndërkohë Çelsi ka pësuar humbje Vulverhemptoni me shifra 2:1. Cheek zhbllokoi shifat në minutën e 18-të për blutë e Londrës, ndërsa vendasit përmbysën gjithçka me Jimenez dhe Jota në të 59-tën gjegjësisht 63-tën. /InfOSport.mk

Leave a Reply