Super Shaqiri dhe Liverpulli fiton me përmbysje Bërnlin (VIDEO)

Pas Shkodran Mustafit edhe Xherdan Shaqiri ka gjetur golin në ndeshjet e sotme të javës së 15-të në Premierligë, duke ndihmuar Liverpullin e tij për të shënuar fitore në ndeshjen në transfertë ndaj Bërnlit, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e Liverpullit shënoi fitore 3:1, edhe përkundër disavantazhit që kishte nga minuta e 54-të, pasi me golat e Milner (62’), Firmino (69’) dhe Shaqirit (90+2’) në fund regjistroi fitoren e 12-të sezonale.

GOLAT NGA NDESHJA BËRNLI – LIVERPULL 1:3, NDIQNI KËTU. 

Për Shaqirin ishte ky goli i tretë sezonal, pas atyre ndaj Kardifit dhe Fulhamit, ndërsa gjithçka filloi nga portieri Alison, që në fund Mohamed Sallah me asistin e tij të mrrekullueshëm ti mundësojë Shaqës të realizojë golin e nokautit për skuadrën vendase në minutën e 92-të, që deri në ato momente shpresonte të paktën në një barazim.

Falë kësaj fitore Liverpulli vazhdon luftën me Sitin në krye të renditjes, duke i qëndruar pas me vetëm dy pikë më pak. Liverpulli në 15 xhiro ka tubuar 39 pikë, teksa Mançester Siti 41, apo 8 më shumë se Totenhami i vendit të tretë që sonte mundi Totenhamin në ‘Uembli’ me rezultatin 3:1.

Leave a Reply