Rezervat e Barcelonës bëjnë shou para 76 mijë spektatorëve në ‘Kamp Nou’ (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës ka kaluar në 1/8 e finales, pasi sonte në ‘Kamp Nou’ para plotë 76 398 tifozëve me rezultatin 4:1 mundi skuadrën nga liga e tretë, Kultural Leonesa, njofton ‘infOSport.mk’.

Ndeshje të këtilla zakonisht zhvillohen para një numri të vogël tifozësh, mirëpo klubi ‘katalunas’ organizoi Ditën e Solidarizimit, me ç’rast pjesa më e madhe e anëtarëve të klubit kartelat e tyre vjetore i huazuan për fëmijët dhe organizata të ndryshme.

Të saktë për Barcelonën në takimin e sontëm ishin Munir El Hadadi (18’), Denis Suarez (26’ dhe 70’) dhe Malkom (44’). Për mysafirët golin e vetëm e realizoi Sene.

Barcelona vazhdon më tej me rezultatin e përgjithshëm 5:1, pasi në ndeshjen e parë në transfertë kishte shënuar fitore minimale 1:0.

Lajmi i keq për Barcelonën erdhi në fund të takimit, kur Malkom pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.

Leave a Reply