Kupa e Maqedonisë, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Janë mësuar çiftet gjysmëfinaliste në kuadër të Kupës së Maqedonisë, që këtë vit do të ketë një sundues të ri.

Goglat deshën që në gjysmëfinalen e parë të takohen Bellasica dhe Makedonija GJ.P., ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë mejdanin do të ndajnë Akademia Pandevi dhe Pobeda.

Ndeshjet e para në program janë me datë 27 shkurt, ndërsa ato kthyese janë caktuar për datë 10 prill të vitit 2019-të.

Leave a Reply