Lajm i mirë për Milot Rashicën

Milot Rashica ka marrë një lajm të mirë, kur është në pyetje skuadra e tij Verder Bremen. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës pritet ta nis që nga minuta e parë ndeshjen kundër Dyzeldrofit, ndeshje kjo që zhvillohet sonte me fillim në ora 20:30.

Rashica vitin e kaluar nga rradhët e skuadrës holandeze të Viteses u transferua te skuadra e njohur gjermane e Verder Bremen, por ende nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit te skuadra që drejtohet nga Florian Kohfeldt.

22 vjeçari nga Vushtrria që është paraqitur në gjashtë ndeshje për Bremenin këtë sezon, pritet të jetë titullar sonte ndaj Dyzedlrofit, e ku për më tepër skuadra e Rashicës kërkonë të marrë tre pikët e plota, për ti dhënë kështu fund serisë prej 5 ndeshjeve pa fitore. Për herë të fundit Verder Bremeni në një ndeshje kampionale kishte fituar ndaj Shalke 04 me datë 20 tetor, edhe atë në transfertë. Që nga ajo përballje, Verder Bremeni ka regjistruar vetëm një barazim dhe 4 disfata, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që trajneri Kohfeldt, të mendojë për ndryshime në formacionin startues, pjesë e të cilit pritet të jetë edhe futbollisti kosovar.

‘Trajneri i Verder Bremenit pritet të bëjë disa ndryshime në mbrojtje, por edhe në sulm. Milot Rashica dhe Florian Kainz pritet të jenë në dy krahët e sulmit të Bremenit për ndeshjen kundër Dyzeldorfit. Paraqitja e Rashicës në këtë ndeshje do të jetë rast i mirë për t’u treguar i suksesshëm’, – ka shkruar “meinwerder.de.

Leave a Reply