Shaqiri: Kemi shanse për tu shpallur kampion

Futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri po shijon momentin më të mirë të sezonit te skuadra e Liverpullit, teksa të mërkurën mbrëma shënoi golin e fundit në fitoren 3:1 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Bërnlit. Ky gol ishte i treti sezonal për gjilanasin, i cili me shumë bindje potencon se skuadra e tij ka fuqi që në fund ta fitojnë edhe titullin kampion në Premierligë.

“Nuk duhet të kemi frikë në asnjë ndeshje. E dimë që do të kemi shumë presion me çdo minutë që kalon këtë sezon, por jam i bindur se kemi shumë shanse për të fituar titullin kampion. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse unë erdha këtu, për të fituar trofe dhe për të qenë më të mirët. Klop është një trajner i madh që ka një raport shumë të mirë me çdo futbollist” – tha Shaqiri, i cili foli edhe për golin e shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Bërnlit.

“Jam i lumtur që shënova, pasi Bërnli po mbrohej shumë mirë dhe ishin të rrezikshëm në kundërsulme. Me rezultatin 2:1, nuk je asnjëherë i sigurt, por goli im e qetësoi skuadrën dhe jam shumë i lumtur me këtë”, – deklaroi Shaqiri.

Leave a Reply