Aleks Sandro gati të firmos kontratë të re me Juven

Brenda pak ditëve pritet që mbrojtësi brazilian Aleks Sandro të vazhdojë kontratën e tij me Juventusin. Lajmi është konfirmuar nga gazeta torinase, Tuttosport.

Javëve të fundit përfaqësuesi i Sandros dhe drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ nuk arrinin dot gjuhë të përbashkët mes tyre, mirëpo pas shumë negociatave thuhet se një gjë e tillë është arritur dhe se braziliani me kampionët e Italisë do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.

Me kontratën e re paga e tij vjetore është ritur seriozisht. Aktualisht Aleks Sandro te Juve merrte 2.8 milion euro në sezon, ndërsa me kontratën e re, ai do të marrë një pagë prej 5.5 milion euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Leave a Reply