Erkan Seferi ‘manita’ ndaj ish skuadrës së tij, Junikut në Kosovë (VIDEO)

Erkan Seferi ka shpërthyer në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë në elitën e futsalit kosovar, duke shënuar 5 gola në fitoren 14:4 të Prishtinës ndaj Junikut, njofton ‘infOSport.mk’.

Seferi ishte figura qendrore te skuadra prishtinase në këtë përballje të zhvilluar të dielën në kryeqendrën kosovare, ndërsa përveç Seferit në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Jeton Rukovci (2), Drilon Paqarizi (2), Behar Topalli (2), Mergim Dervishaj (1), si dhe dyshja tjetër e lojtarëve nga Maqedonia, Eljesa Neziri (1) dhe Dragan Petroviç (1). Përveç tyre në këtë ndeshje te Prishtina u paraqitën edhe Taulant Ismaili dhe Ferid Agushi, që vetëm muaj më parë iu bashkuan skuadrës së Prishtinës.

FC Prishtina – Juniku 14:4

FC Prishtina e ka mbyllur me fitore sezonin vjeshtor në Futsall, pasi e ka deklasuar skuadrën e Junikut me rezultat 14:4.

Публикувахте от Sporti në KTV в Събота, 8 декември 2018 г.

‘Vërtetë jam i kënaqur që në këtë mënyrë e mbylla stinorin vjeshtorë me Prishtinën, për më tepër që ndihmova skuadrën timë të shënojë një ndër fitoret më të thella në këtë gjysëmsezon, ku shpresojmë që në fund t’ia arrijmë qëllimit. Pa dyshim se qëllimi ynë është të arrijmë sa më lartë dhe në fund të luftojmë për titullin e kampionit, që vërtetë e meriton kjo skuadër’ – tha Seferi në një prononcim për ‘infOSport.mk’.

Seferi me 5 golat e shënuar mbrëmë ndaj Junikut, arriti në shifrën e 13 golave të shënuar në 8 ndeshje në pjesën e parë të sezonit 2018/2019 në elitën e futsalit kosovar, të cilën Prishtina e mbylli me 18 pikë, 3 më pak se Liburni i vendit të parë.

Leave a Reply