Ozil largohet nga Arsenali, gati për t’iu bashkuar Interit!

Mesut Ozil i ka ditët e numëruar te Arsenali. Të paktën kështu raportojnë mediat angleze, sipas të cilave mesfushori kreativ i ‘topçinjëve’ mund të largohet nga skuadra londineze që gjatë merkatos së janarit.

Burimet e njëjta pohojnë se Interi mund të jetë destinacioni i tij i rradhës, skuadër kjo që për shërbimet e turkut me pasaportë gjermane do të duhej të paguante rreth 28 milion euro.

Raportohet gjithashtu se përfaqësuesit e Ozilit do të fluturojnë në Itali që javën e ardhshme për të nisur negociata me ‘Neroaxurrët’.

Gjermani 30-vjeçar po përpiqet të fitojë një vend të rregullt në formacionin e Arsenalit dhe paga e tij prej 350 mijë funtesh në javë është vështirë për tu mbështetur.

Ozil ishte gjithashtu një nga shtatë lojtarët e Arsenalit të kapur në një parti të çmendur në Londër, ku para sezonit thithën oksid të azotit dhe helium.

Topçinjtë paguan rreth 50 milionë euro për të nënshkruar me Ozilin nga Real Madridi në gusht të vitit 2013-të, por ai ka qenë gjithmonë pjesë e thashethemeve për largim.

Megjithatë përveç Interit, në garë për nënshkrimin e Ozil nga kampionati italian janë edhe Juventusi dhe Roma, ndërsa gjithashtu situatën rreth tij me mjaft vëmendje po e përcjellë edhe Hoze Murinjo, i cili e dëhsiron atë te Mançester Junajtedi.

Leave a Reply