River-Boka, gjithçka gati për aktin e fundit të finales së shekullit

Pas një kaosi që dukej se nuk do të kishte fund, duket se sonte në mbrëmje në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ të Realit të Madridit do të zhvillohet ndeshja e kthimit e finales së Kupës Libertadores mes dy skuadrave gjigande nga Argjentina, River Plejt dhe Boka Xhuniors.

Pasi ndeshja e parë, e luajtur në “Bombonera”, u mbyll në barazim 2:2, sfida e kthimit e një prej finaleve më të mëdha në historinë e futbollit duhej të zhvillohej dy javë më mbrapa, por u shty dhe më pas u zhvendos në Madrid, pas sulmit të tifozëve të River Plejt ndaj autobusit të Boka Xhuniors, derisa futbollistët e kësaj të fundit po i afroheshin stadiumit “Monumental”.

Edhe pse mund të thuhet shumë mbi vendimin e CONMEBOL për ta zhvendosur takimin jashtë Amerikës së Jugut, ka një ndeshje futbolli që duhet luajtur dhe, teksa sfida ka humbur padyshim magjinë e saj, të dy skuadrat do të jenë të dëshpëruara për të marrë fitoren.

Për shkak së ndeshja do të luhet në Madrid përballë të dy tifozërive, River Plejt ka humbur avantazhin e fushës.

“Los Millonarios” dukeshin favorit për të siguruar trofeun në shtëpi, por idiotësia e një grupi të vogël tifozësh mund të ketë pasoja shumë të rënda për ‘bardhekuqtë’. Pavarësisht nga kjo, futbollistët e Marselo Galjardos nuk duhet të jenë shumë optimistë, duke parë se kanë humbur vetëm një ndeshje deri tani në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër Boka Xhuniors edhe pse nuk ka marrë fitoren në tavolinë që e kërkonte, ka përfituar shumë nga zhvendosja e takimit në Madrid. Pavarësisht dy titujve të fituar në dy sezonet e fundit, tifozët e ‘verdhebluve’ nuk e kanë parë skuadrën e tyre të triumfojë në Kupën e Libertadores që nga viti 2007.

Gjithsesi, “Xeneize”-s do të kenë mundësinë ta shlyejnë këtë gabim sonte në mbrëmje. Në fund, pavarësisht nga rezultati përfundimtar, kjo finale do të mbahet mend për të gjitha arsyet e gabuara. Megjithatë, nëse ndeshja e parë ka qenë vetëm një antipastë, ka shumë mundësi që të jemi dëshmitarë të një finaleje spektakolare e cila do të mbahet mend një kohë të gjatë.

Ndeshja River Plejt – Boka Xhuniors starton në ora 20:30, ndërsa të njëjtën do ta drejtojë arbitri uruguaian, Kunja.

Leave a Reply