Nurmagomedov–MekGregor, ja çfarë vendosi sot Komisioni i sportit në Nevada

Komisioni i Sportit në Nevada ka shtyrë për më 29 janar vendimin për Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor.

Që të dy luftëtarët e oktagonit duheshe sot të dalin para komisionit përkatës dhe të njiheshin me dënimet e tyre, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi i njëjti Komisioni vendosi që të dyve dënimet eventuale të ju shqiptohen në fundin e muajit të parë të vitit të ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga “MMA Fighting”, që i referohet Bob Bennett, kryetarit të Komisionit të Sportit në Nevada.

Ky i fundit ka thënë se ka qenë stafi i Nurmagomedov ai që ka kërkuar shtyrjen e seancës dëgjimore dhe marrjen e një vendimi.

Duket se të gjithë synojnë gjetjen e një marrëveshje pas atij incidenti që u krijua pas duelit mes dy sportistëve, fituar me ‘submission’ nga Nurmagomedov, që mbrojti edhe titullin kampion.

Pas duelit, dy sportistët dhe stafet e tyre u përfshinë në një sherr masiv brenda dhe jashtë kafazit.

Aktualisht, si MekGregor ashtu dhe Nurmagomedov janë të pezulluar pa afat nga Komisioni, ndërkohë që rusit i është mbajtur peng edhe 50% i shpërblimit.

Khabib Nurmagomedov do të pushoj të paktën deri në shtator të vitit 2019-të, pasi në fillim të muajit maj fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dhe ai si një musliman i devotshëm do të agjërojë, ndërsa pas këtij muaji atij do i duhen disa muaj të tjerë për tu rikthyer në formën e tij më të mirë, ashtu që lufta e tij e rradhës në kafaz me shumë gjasa do të ndodhë në tre muajt e fundit të vitit 2019-të.

Në UFC ka vetëm një mbret dhe ai është Khabib Nurmagomedov

Në UFC ka vetëm një mbret dhe ai është Khabib Nurmagomedov

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

Leave a Reply