Ljamçevski futbollisti i rradhës që largohet nga FC Shkupi!?

Pas Bazhe Ilijoskit dhe Kristijan Stojkoskit, me shumë gjasa nga rradhët e FC Shkupit do të largohet edhe Bllagoja Ljamçevski. I njëjti javën që vjen, më së voni deri të mërkurën pritet të ulet në tavolinën e bisedimeve me drejtuesit e FC Shkupit, të cilët po planifikojnë që të rifreskojnë skuadrën me futbollistë të rinj, njofton ‘infOSport.mk’.

Mbetet të shihet se si do rezultojë takimi mes palëve, edhe pse Bllagoja Ljamçevski me FC Shkupin ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Ai skuadrës nga Çairi iu bashkua janarin e këtij viti, ndërsa me fanellën ‘bardhekaltër’ numëron 30 ndeshje, 14 prej të cilëve gjatë stinorit vjeshtorë.

Ljamçevski gjatë karrierës së tij në futbollin vendor ka luajtur edhe për Makedonija GJ.P, Pobedën, Rabotniçkin, Pelisterin, Metalurgun dhe Vardarin.

Leave a Reply