Messi gati të rikthehet në kombëtare

Lionel Messi duket se ka vendosur për të ardhmen e tij me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Sipas asaj që raporton ‘TN’, ylli i Barcelonës thuhet t’i ketë shprehur dëshirën Federatës së Argjentinës për tu rikthyer në kombëtare, me qëllim që të jetë pjesë e saj para Kupës së Amerikës, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Brazil.

Mësohet se Messi ka shfrytëzuar finalen e ‘Copa Libertadores’ midis River Plejt dhe Boka Xhuniors që u zhvillua në Madridi, për tu takuar me drejtuesit e Federatës argjentinase të futbollit.

Kujtojmë se Messi për herë të fundit me fanellën e kombëtares argjentinase ishte paraqitur në Botërorin e këtij viti në Rusi, ndërsa nuk morri pjesë në asnjë prej miqësoreve të zhvilluara të Argjentinës gjatë këtyre muajve të kaluar.

Leave a Reply