Sevilja fiton dhe ju bashkohet Barcelonës dhe Atl.Madridit në krye të La Ligas

Skuadra e Seviljës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Gironas në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në La Liga, njofton ‘infOSport.mk’. Që të dy golat skuadra andaluziane i realizoi në pjesën e dytë, me autorë Ever Banega, i cili doli të jetë i saktë nga penaltia e përfituar nga ana e Andre Silva në minutën e 55-të, ndërkohë golin e dytë e realizoi Pablo Sarabia në minutën e 64-të.

Falë kësaj fitore të besuarit e trajnerit Pablo Maçin u barazuan me pikë me Barcelonën kryesuesese dhe Atletiko Madridin. Që të tre skuadrat kanë nga 31 pikë, me ‘katalunasit’ që mund të shkëputen sërish, gjithnjë nëse do të nxirrnin një rezultat pozitiv nga transferta e sontme kundër Levantes së Enis Bardhit.

Leave a Reply