Liga Europa vjen me disa super përballje në kuadër të 1/16 së fianles

Pas shortit të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, pak çaste më parë në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti për ndeshjet e 1/16 së finales së Liga Europa, njofton ‘infOSport.mk’.

Goglat deshën që në këtë fazë të kemi përballje gjigandësh, ku vlen të theksohen ato midis Lacios dhe Seviljës, Galatasarajit me Benfikën, Fenerbahçes me Zenitin, si dhe Selltikut me Valencian.

Skuadra e Arijan Ademit dhe Amir Rahmanit, Dinamo Zagrebi do të ketë një detyrë të vështirë përballë Viktoria Plzenit, që vjen nga Liga e Kampionëve, ndërsa Salzburgu që eliminoi Shkëndijën këtë edicion, në kuadër të 1/16 së finales do të përballet me Bryzhin.

Cyrihu i Benjamin Kolollit do të luaj kundër Napolit të Elseid Hysajt, ndërkohë përballje interesante pritet të jenë edhe ato midis Sporting Lisbonës dhe Viljarealit, Olimpijakosit dhe Dinamo Kievit, si dhe Bate Borisovit me Arsenalin.

Ndeshjet e parë të 1/16 së finales në kuadër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian në program janë me datë 14 shkurt, teksa ato kthyese një javë më vonë.

Liga Europa
Ndeshjet e 1/16 së finales
PLZEN DINAMO ZAGREB
KLUB BRYZH SALZBURGU
RAPID VIENA INTERI
SLAVIA PRAGA GENKU
KRASNODAR BAJER LEV.
CYRIHU NAPOLI
MALMO ÇELZI
SHAKHTAR D. AJNTRAHT FR.
SELTIKU VALENCIA
REN BETISI
OLIMPIJAKOSI DINAMO KIEVI
LACIO SEVILJA
FENERBAHÇE ZENITI
SPORTING L. VILJAREALI
BATE B. ARSENALI
GALATSARAJI BENFIKA

Leave a Reply