Jeton Nesimi trajner te Al Raedi i Bubës në Arabinë Saudite

Tekniku nga Gostivari pritet të firmos kontratë afatgjatë me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Raed. Ish-seleksionuesit të përfaqësueses Maqedonise U19 i besohet pozita e trajnerit të ekipit të dytë të Al Raedit (U19), ndërsa i ofrohet edhe të bëhet koordinator i gjithë kategorive të reja të skuadrës ku prej në verë pjesë e ekipit të parë janë dy shqiptarët, trajneri Besnik Hasi dhe futbollisti tetovarë, Ferhan Hasani.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe falënderoj drejtuesit për besimin, si dhe Idris Idrizin që ishte ndërmjetësues në këtë marrëveshje. Do të jap më të mirën për të justifikuar pse jam këtu. Jam pritur shumë mirë dhe përshtypjet e para janë tejet pozitive”, deklaroi për “Sportmania”, trajneri nga Gostivari, Jeton Nesimi

Leave a Reply