Mici nuk ka dilema: Shkëndija kampione…madje edhe në Shqipëri!!!

Gledi Mici është i bindur se Shkëndija e Tetovës edhe në fund të sezonit do të shpallet kampion. Skuadra tetovare mbylli stinorin vjeshtorë në pozitën e parë, duke regjistruar 12 fitore, 4 barazime dhe 2 disfata në 18 ndeshje. Edhe pse në fillim të sezonit ata kishin 7 pikë më pak se Vardari, falë një serie të shkëlqyeshme në fund i’a dolën madje të krijojnë një epërsi prej 5 pikëve ndaj rivalit të madh nga Shkupi.

SHKENDIJA BARAZON NDAJ RABOTNIÇKIT

SHKENDIJA BARAZON NDAJ RABOTNIÇKITSHKENDIJA – RABOTNIÇKI 1:1(G. Mici 35')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

‘Jam shumë i kënaqur deri më tani me Shkëndijën, teksa gjithçka kisha dëgjuar për ta fillimisht, ishte e vërtetë. Nuk kam hezituar duke firmosur për ta, ndërsa i ngjason një ekipi europian edhe nga ana organizative. E kemi nisur keq, pas lodhjes që kishim nga ndeshjet në Europë. Ishim me minus 7 pikë nga Vardari, tashmë ndodhemi 5 pikë para tyre. Mendoj se titullin e merr Shkëndija, megjithëse duhet të tregohemi serioz deri në fund” – kishte thënë Mici për SuperSport.

Gledi Mici shënon golin e dytë ndaj Kit Go

Gledi Mici shënon golin e dytë ndaj Kit Go Ndeshja e kthimit e 1/8 së finalesKIT GO – SHKËNDIJA 0:2(G. Mici 20')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Duke folur edhe për objektivin e ekipit, Mici foli edhe për nivelin e Superligës shqiptare, duke thënë se po të garonte Shkëndija në kampionatin shqiptarë, edhe këtu do të shpallej kampion.

Objektivi ynë me Shkëndijën është që të luajmë në Liga Europa, ashtu siç i’a arritëm edhe me Skënderbeun. Duke parë kampionatin shqiptar aktual, ku Skënderbeu ka rënë nga forma e tij, Partizani ndodhet në të njëjtën nivel dhe Kukësi që ka pësuar një rënie, Shkëndija do të gjendej në vendin e parë edhe në Shqipëri’ – është shprehur Mici, i cili edhe pse po zhvillon vetëm sezonin e parë te Shkëndija, ka fituar simpatinë e tifozëve ‘kuqezi’, duke e përkrahur atë në çdo ndeshje.

Mici humb penalti, tifozët e duartrokasin (VIDEO)

Mici humb penalti, tifozët e duartrokasin (VIDEO)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 28 октомври 2018 г.

 

 

Leave a Reply