FFM jep donacion për 121 klube që garojnë në Ligën e Fëmijëve

Federata e futbollit të Maqedonisë u dha si donacion paisje dhe topa futbolli 121 klubeve që garojnë në Ligën e Fëmijëve të FFM-së në sezonin garues 2018/2019. Ky është hap i ri nga seria e donacioneve të FFM-së që përfshinë 121 klube në gjithë vendin dhe në këtë mënyrë vazhdon aksionin e madh për shpërndarjen e paisjeve për klubet në sistemin e FFM-së.

Donacinoni i sotëm përfshin thuajse 2 600 komplete fëmijësh JAKO (fanellë futbolli, pantolla të shkurtra dhe çorape), komplete për portierë dhe 1 400 Grasrut topa futbolli.

Klubet të cilat garojnë me një apo dy ekipe kanë pranuar gjithsej tetë topa futbolli dhe 15 komplete, klubet që garojnë me tre apo katër ekipe kanë pranuar nga 11 topa futbolli dhe 21 komplete, klubet me pesë apo gjashtë ekipe morrën nga 14 topa futbolli dhe 26 komplete, klubet me shtatë apo tetë ekipe pranuan nga 17 topa dhe 31 komplete, klubet me nëntë apo 10-të ekipe morrën nga 20 topa dhe 34 komplete, kurse klubet që garojnë me më shumë se dhjetë ekipe morrën nga 25 topa dhe 40 komplete.

“Të gjitha klubet meritojnë kujdes dhe mbështetje të duhur, pikërisht për këtë arsye na vjen mirë që Federata e futbollit të Maqedonisë përmes donacionin të paisjeve dhe topave të futbollit u jep mbështetje klubeve nga Liga e Fëmijëve. Të gjithë meritojnë trajtim të njejtë, ndërsa ne mundohemi të sigurojmë kujdes dhe ndihmë për bazën, lehtësim për funksionimin e tyre me kontribut të vogël dhe shtytje për rritje të tyre të mëtejshme”, deklaroi u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Në shoqërimin e sotëm në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në të cilin u bë dorëzimi i donacionit morrën pjesë u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini, sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski, koordinatori i Ligës së Fëmijëve të FFM-së, Koço Dimitrovski, presidenti i Komisionit për të rinjtë dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të FFM-së, Argjent Beqiri.

Leave a Reply