Ndihmës seleksionuesi i Maqedonisë merr drejtimin e Llapit

Ndihmës seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Xhengis Rexhepi gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet te skuadra kosovare e Llapit. Burime të afërta me ‘infOSport.mk’ bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin dhe se në pjesën e dytë të kampionatit, skuadra llapjane do të drejtohet nga strategu tetovarë, i cili njëkohësisht do të vazhdojë të luaj edhe rolin e ndihmësit të Igor Angellovskit, te përfaqësuesja A e Maqedonisë.

Rexhepi së fundmi ishte i angazhuar te skuadra e Superligës turke, Sivaspor, ku gjithashtu luante rolin e ndihmës trajnerit të Tamer Tuna.

Emri i Xhengis Rexhepit me Llapin lidhej edhe muaj më parë, ndërsa tashmë kur nuk ka ndonjë angazhim në nivel klubesh, ky interesim mund të ketë edhe realizim.

Për Rexhepin futbolli kosovar nuk është i panjohur, pasi i njëjti sezonin e kaluar pati një aventurë shumë të shkurtër edhe me skuadrën e KEK-ut në Ligën e Parë të Kosovës.

Leave a Reply