ZYRTARE, Junajtedi emëron trajnerin e ri, është një ish kampion i tyre!

Mançester Junajtedi edhe zyrtarisht ka publikuar emrin e trajnerit të ri, i cili do të udhëheq ‘Djajtë e Kuq’ deri në fund të sezonit aktual. Ole Guner Soljsker është strategu që do të udhëheq ish skuadrën e tij, ku edhe kishte krijuar emër si futbollist.

Norvegjezi, i cili për 11 sezone me rradhë ishte pjesë e ‘Djajve të Kuq’, në postin e trajnerit do të zëvendësojë Hoze Murinjon, i cili gjatë ditës së djeshme u shkarkua nga ana e drejtuesve të Junajtedit.

Ndrihmës të Soljsker do të jenë Majk Filan, Majkëll Karik dhe Kiron Makena, njoftuan nga klubi i Mançesterit.

‘Mançester Junajtedin e kam në zemër dhe për mua është një kënaqësi dhe nder që në këtë klub po rikthehem në rolin e trajnerit. Me padurim pres që të nis me punë, në veçanti me këtë formacion talentësh që kemi, me stafin dhe me të gjithë në këtë klub’ – tha 45-vjeçari Soljsker.

Që gjatë ditës së djeshme drejtuesit e Junajtedit thanë se do të emërojnë një trajner, i cili do të udhëhiqte ata vetëm deri në fund të sezonit, që më pas gjatë verës të emërojnë një emër të madh, i cili do i udhëhiqte për një kohë më të gjatë.

Soljsker debutimin e tij në bankinën e Junajtedit do ta ketë të shtunën kundër Kardif Sitit si mysafir. Pikërisht këtë skuadër, Soljsker udhëhoqi gjatë vitit 2014-të. Atë kohë ai nuk kishte ndonjë sukses të madh, pasi Kardifi në fund humbi statusin e skuadrës elitare.

Soljsker me Junajtedin numëron 366 ndeshje dhe 126 gola. Ai me ‘Djajtë e Kuq; është shpallur plotë 6 herë kampion i Anglisë, dy herë kishte fituar Kupën e Anglisë, dy herë SuperKupën e Anglisë, një herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Botës për Klube.

Leave a Reply